“60 mijë emra më shumë”; Zgjerohet skandali: Del lista tjetër me pagat e shqiptarëve për muajin prill 2021
Vijon të zgjerohet skandali me publikimin e pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë.
Vetëm një ditë pasi u publikuan në WhatsApp pagat e shqiptarëve për muajin janar të vitit 2021, sot ka dalë dalë në qarkullim edhe lista me paga për muajin prill të 2021-shit.
Edhe lista e muajit prill duket të jetë në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Exel”.
Ajo përmban të dhëna sensitive si numri ID, Nipt-i i biznesit, emër mbiemër dhe paga.
Në listë këtë herë janë 694 473 qytetarë shqiptarë, rreth 60 mijë më shumë se lista e parë.
Fraksion.com