Publikohen pagat e shqiptarëve/ Inxhinieri: Nuk ka sisteme të mjaftueshme për ruajtjen e të dhënave në Shqipër
Inxhinieri elektronik, Besmir Semanaj, në një lidhje me skype në emisionin “Open” tha se vendi ynë nuk ka sisteme të mjaftueshme për ruajtjen e të dhënave në Shqipëri.
Kujtojmë se të dhënat personale bashkë me pagat e 630.000 shqiptarëve janë publikuar këtë të mërkurë në vendin tonë me anë të një databaze.
Kjo listë u shpërnda përmes WhatsApp dhe aktualisht është bërë virale, ndërkohë që ende nuk ka persona të dyshuar, se kush mund të jetë burimi i tyre dhe prej nga janë shpërndarë.
Prokuroria deklaroi për Top Channel se është ende në fazë verifikimi dhe nuk mundet të përcaktojë nëse rrjedhja e këtyre të dhënave ka ndodhur nga e-albania.
Më herët, një databazë e përpunuar më të dhënat personale të shtetasve shqiptarë u aksesua gjatë zgjedhjeve.
Për këtë dosje të pagëzuar si “Patronazhistët”, SPAK nuk konkludoi nëse ky proces kishte lidhje apo jo me korrupsionin në zgjedhje, por e delegoi hetimin pranë prokurorisë së kryeqytetit, e cila ende vijon ta ketë nën proces hetimor.
Fraksion.com