AktualitetPolitikëTë fundit

“Zot, ruaje Shqipërinë nga të marrët”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e djeshme pas grisjes së flamurit serb nga një i ri, gjatë protestës së organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Rama ka publikuar momentin kur një i ri ka tërhequr flamurin serb nga shtylla ku ishte vendosur për ta grisur. Flamuri shqyhet në mes dhe pjesa tjetër mbetet ende lart.

I riu bie nga një lartësi e konsiderueshme.

“Unë tradhtar dhe ky patriot i bie apo jo. Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët”, u shpreh Rama.

 

Fraksion.com