VOA: Plani 2 trilionë dollarësh i Presidentit Biden rrezikon të dështojë
Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Chuck Schumer, tha të hënën se do të planifikojë një votim në fillim të janarit për programin social të Presidentit Biden, megjithëse një prej senatorëve demokratë u shpreh se nuk e mbështesë planin.
Vota e Senatorit Joe Manchin, që është kundër planit, është jetike, pasi Senati është i ndarë 50 republikanë dhe 50 demokratë dhe të gjithë republikanët e kundërshtojnë atë.
Nuk mund ta votoj këtë projekt-buxhet, u shpreh dje Senatori Manchin në një intervistë për rrjetin Fox News, pas muajsh të tërë negociatash me Shtëpinë er Bardhë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha mbrëmë se refuzimi i Senatorit Manchin “përbën një ndryshim të beftë dhe të pashpjegueshëm të qëndirmit të tij, si dhe një shkelje të angazhimit të tij ndaj presidentit dhe kolegëve të tij demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.
Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratuar tashmë projekt-buxhetin.
Senatori Manchin ka shprehur shqetësime për madhësinë e projekt-buxhetit prej 2 trilionë dollarësh.
Plani social i Presidentit Biden parashikon zgjerimin e sistemit të kujdesit shëndetësor, arsim falas parashkollor, fonde shtesë për luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe më shumë mbështje për amerikanët me të ardhura të ulta.
Fraksion.com