Por, teksa kryeministri Rama po prezantonte Komisionerin Varhelyi për t’i dhënë fjalën, atij i thyhet një gotë. Teksa komisioneri Varhelyi nis të qeshë, Rama e komenton thyerjen e gotës, duke thënë se “U thye një gotë, në traditën tonë syri i keq sa mori një goditje, pa mundur të marrë veten”, ndërsa vijoi më tej se “Më duhet t’ia kaloj fjalën një miku të madh.

I them mik i madh se ka bërë gjithçka që BE të ishte e pranishme, duke ndihmuar njerëzit tanë me vaksinat. Po kështu, ai ka qenë shumë në ndihmë në përcaktimet e korridoreve dhe zonave të gjelbra. Oliver, jeni miku më i mirë i neve në Bruksel”.