AktualitetPolitikëTë fundit

“Video- afera”; Kryemadhi: Shihni vetëm një pjesë të zinxhirit kriminal të shtetit shqiptar

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka reaguar sërish për aferën e inceneratorëve.

Kryemadhi denoncon nëpërmjet një video në ‘Facebook’, zinxhirin e bashkëpunimit të shtetit shqiptar, sipas saj të përfshirë në këtë aferë, ndërsa shton se kreu i Bashkisë Erion Veliaj duhet të përballet me drejtësinë.

“Vazhdojmë me serinë e denoncimit publik të mega aferës së inceneratorëve. Më poshtë do të shihni vetëm një pjesë të zinxhirit të bashkëpunimit kriminal të gjithë shtetit shqiptar, në këtë aferë dhe konkretisht rolin e kryetarit të bashkisë Tiranë. Pyetja shtrohet: Erion Veliaj do të përballet me drejtësinë në detyrë si kryetar bashkie, apo si i shkarkuar nga Rama?”, thotë Kryeamdhi.

 

Fraksion.com