“U masakrua nga pitbulli për të mbrojtur djalin 4-vjeçar”; Bashkëshorti: Atë e gjeta të shtrirë, djali po dridhej i mbuluar në gjak
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Wisconsin të SHBA, ku një qen i racës “pitbull” masakroi një nënë të re, teksa po përpiqej të shpëtonte djalin e saj 4-vjeçar nga dhembët e tij.
Të shtrirë dhe më plagë që do t’i merrnin jetën disa orë më vonë në spital, e gjeti bashkëshorti i saj në shtëpinë e tyre Heather Pingel, 35 vjeç. Djalin e gjeti të ulur në një karrige duke u dridhur dhe të gjakosur.
“Nuk kam krah dhe jam duke vdekur”, këto ishin fjalët e para që i tha bashkëshortorit të saj 35-vjeçarja.
Pavarësisht luftës që dha nëna për të shpëtuar, ajo nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ngjarja e rëndë ndodhi brenda shtëpisë së familjes, por ende rrethanat janë të paqarta.
Fraksion.com