AktualitetTë fundit

“Rrezikuan jetën e efektivëve në pikën e kontrollit”; 8.5 kilogramë kanabis në arkat e bananeve

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi në bagazhin e makinës në të cilën udhëtonin, policia ka gjetur 8.5 kilogramë kanabis, të  vendosur në arka bananesh.

Arrestimi i dy personave është bërë në aksin rrugor Tiranë- Durrës, pas një ndjekje nga ana e patrullave të policisë, pasi drejtuesi i mjetit “Benz” që kishte lëndën narkotike, me të parë policinë, ka shtuar shpejtësinë e makinës, duke rrezikuar  jetën e efektivëve që ishin në pikën e kontrollit.

Të arrestuarit janë një 30 vjeçar M.N  banues në Vaqarr, drejtuesi i mjetit dhe një 36-vjeçar G.R, banues në Burrel, pasagjer mjeti.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com