AktualitetPolitikëTë fundit

“Pjesëmarrja ime e fundit”; Zaev: Vendet tona të mos mbahen peng nga dështimet e BE-së

Kryeministri i Maqedonisë të Veriut, Zoran Zaev deklaroi se me nismën ‘Ballkani i Hapur’ lihet pas e shkuara e trazuar në Ballkan.

Gjatë fjalës së tij në prani të kryeministrit Rama dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, Zaev pohoi se kjo do të ishte pjesëmarrja e tij e fundit e drejtpërdrejtë, për shkak të zhvillimeve në qeverinë maqedonase.

“Është vërtetë nder dhe kënaqësi që jemi së bashku këtu sot. Kam kënaqësi për hapat e fundit të mëdhenj që janë ndërmarrë. Ne kemi  tashmë suksese për të treguar, rezultate. Kjo do të jetë edhe pjesëmarrja ime e fundit e drejtpërdrejtë në këtë mision, të paktën për 1 vit. Kjo iniciativë është e hapur për të gjitha vendet në rajon. Ne treguam se vende tona nuk do të mbaheshin peng nga dështimet e BE sa i përket procesit të integrimit. Ballkani i Hapur jo vetëm na ka sjellë së bashku, por edhe miqësia e madhe që ne kemi mundur të krijojmë së bashku. Mesazhi im për të gjithë: ruajeni ‘Ballkanin e Hapur’ sepse është një gjë shumë e mirë për qytetarët tanë, do të na çojë drejt të ardhshmes së përbashkët në BE”, tha Zaev.

 

Fraksion.com