AktualitetPolitikëRajoniTë fundit

“…përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen”; Vuçiç në samitin e Ballkani i Hapur: Kjo është një iniciativë më e madhe se ne të tre

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha gjatë takimit për ‘Open Balkan’, se objektivi është që të lidhin njerëzit me njëri-tjetrin dhe konkretisht ato njerëz që kanë menduar më shumë për të shkuarën se për të tashmen dhe për të ardhmen.

“Në fakt i keni shpjeguar të gjitha gjërat për të cilat kemi bashkëpunuar. Këto janë rezultatet e parë që ne kemi arritur deri më tash, të gjitha ato që prezantuam sot. Mbajta shënim një fjali të fortë të Rusvelt, ne ndoshta nuk përgatisim të ardhmen për fëmijët tanë, por mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen që i pret. Kjo është një iniciativë më e madhe se ne të tre. Do të krijoje bazën e themelet për fëmijët tanë. Objektivi më i rëndësishëm është të lidhim njerëzit me njëri-tjetrin. Ata njerëz që kanë menduar më shumë për të shkuarën se për të tashmen dhe për të ardhmen. Kam biseduar dje me përfaqësuesit e bizneseve shqiptare dhe pash një dëshirë shumë të madhe për të investuar e bërë biznes si në Maqedoninë e Veriut e të Serbisë. Besoj se shumë më shumë qytetarë apo pushues do të vijnë në Shqipëri.’- tha Vuçiç.

 

Fraksion.com