Për të gjithë ju që vuani nga ankthi, Kendall Jenner ka një mesazh motivues
Kendall Jenner kan ndarë me ndjekësit e saj një mesazh për mënyrën si mund të përballojnë ankthin.
Ajo postoi fotografi nga libri i Cleo Wade, “Heart Talk: Poetic Wisdom For A Better Life”, i cili ndan në mënyrë krijuese mësimet e jetës dhe frymëzimin përmes poezive, mantrave dhe pohimeve.
Supermodelja ka qenë një avokate e shëndetit mendor dhe ka qenë shumë e hapur për luftën e saj me ankthin në “Keeping Up With The Kardashians” dhe platformat e saj të mediave sociale për disa vite.
Faqet specifike nga “Heart Talk” që ajo zgjodhi të nxjerrë në pah në Instagramin e saj kishin fjali si: “Dhe lajmi më i mirë nga të gjitha është se nuk është kurrë vonë për t’u bërë personi që keni dashur gjithmonë të jeni.”
Modelja zgjodhi të nënvizonte tekstin ku thuhej: “Pavarësisht se sa të mëdha janë ndjenjat që vijnë nga stresi dhe ankthi, ne duhet të kujtojmë gjithmonë se jemi njerëz. Dhe edhe pse ne mund të mos jemi në gjendje të kontrollojmë ardhjen e tyre, ne kemi gjithmonë fuqinë t’i shfaqim ato.”
“Bëni një pushim. Merrni frymë ngadalë dhe me qëllim. Mendoni pozitivisht. Mbani mend forcën tuaj. Këto ndjenja përfundimisht do të largohen, sepse në fund të fundit ato e dinë se nuk kanë shtëpi brenda vetes suaj të shenjtë.”
Në fillim të këtij viti në maj, Kendall u ul me “Vogue” dhe foli për betejat e saj me ankthin për serialin e tyre “Open Minded”.
“Më kujtohet që isha shumë e re dhe kisha gulçim dhe shkova te mamaja ime dhe i thashë këtë. Kur e shoh më vonë, e di se ishte padyshim ankth”, tha Kendall gjatë intervistës së saj me “Vogue”.
Fraksion.com