AktualitetBota+Të fundit

Omicron shtyn forumin ekonomik të Davosit

Forumi Ekonomik Botëror shtyu takimin e tij vjetor në Davos të Zvicrës për shkak të frikës së koronavirusit duke përmendur “pasigurinë e vazhdueshme në lidhje me shpërthimin e Omicron”.

”Kushtet aktuale të pandemisë e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë organizimin e një takimi global”, shkroi organizata në faqen e saj të internetit.

Ngjarja do të zhvillohej nga data 17 deri më 21 janar.

Përgatitjet janë udhëhequr nga këshillat e ekspertëve dhe kanë përfituar nga bashkëpunimi i ngushtë i qeverisë zvicerane në të gjitha nivelet.

Takimi tani është planifikuar për në verë.

Takimi vjetor në vendpushimin malor të Davosit mbledh liderë politikë dhe të biznesit nga e gjithë bota.

 

Fraksion.com