AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk është si në BE”; Rama: Në shkurt takimi tjetër, çdo gjë mund të ndodhë në Ballkan

Pas firmosjes së pesë marrvëshjeve, këtë të martë në kuadër të iniciativës “Open Balkan”, kryeministri Edi Rama deklaroi se në fillim të shkurtit do të mbahet takimi i radhës mes tre vendeve, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Ndër të tjera ai theksoi se synimi i kësaj nisme është udhëtimi pa barriera tarifore e jotarifore.

“Në fillim të shkurtit do të kemi takim tjetër. Synimi ynë është udhëtimi pa barriera tarifore e jotarifore.  Do të nënshkruajmë një marrëveshje mes universiteteve për bashkëpunim me programe dhe aktivitete si dhe për të shtrirë dhe të komunikojmë edhe me rrjetin akademik  të BE.

Kemi mësuar duke punuar se ajo që mund të bësh nëse përqendrohesh për 2 ditë mund të mos e bësh për 2 vjet. Jeta është e bukur në Ballkan çdo gjë mund të ndodhë nuk është si në BE që ti e di çdo ndodhë.”, tha Rama.

 

Fraksion.com