Lejuan të kalonte shtetasin në kërkim: SHÇBA ndalon 2 oficerë në Kapshticë
Drejtoria rajonale SHÇBA Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan kishte caktuar masën “arrest me burg“ ndaj 2 personave në hetim.
Këta persona janë nënkomisar B.D.,52 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës si dhe inspektori Ç.LL, 23 vjeç, me detyrë specialist ndihmëskontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në kuadër të procedimit penal regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, në datë 31 gusht 2021, këta punonjës policie në kundërshtim me detyrën kanë lejuar kalimin në këtë pikë kufitare të shtetasit A.Q., ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, duke dëmtuar interesat e hetimit penal ndaj tij.
Procesverbalet e ekzekutimit së bashku me aktet e procedimit penal i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Fraksion.com