“Jemi të vetëdijshëm që…”; Rama kritika Bullgarisë dhe Hungarisë: Po përpiqen që ta heqin qafe emrin Ballkan
Kryeministri Edi Rama në takimin në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’ pohoi se Bullgaria dhe Hungaria po përpiqen që të heqin ‘qafe’ emrin Ballkan.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se është i vetëdijshëm se ka një hezitim nga disa kancelari për çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE.
“Faleminderit me gjithë zemër Komisioner. Nuk e di nëse e kupton, por i ke prekur në një pikë të dobët të gjithë, duke thënë se; ‘jam nga Ballkani, edhe pse jam nga Hungaria’. Ballkani i përfshin të gjithë, Greqinë, Hungarinë, Kroacinë, edhe Turqinë. Se di pse Bullgaria dhe Hungaria, sikur hezitojnë që të bëhen pjesë tani.
Faktikisht, të gjitha këto vende, këta njerëz, përpiqen që ta heqin qafe emrin Ballkan, dhe tani mendojmë se po bëhet tërheqës. Do bëhet edhe më tërheqës. Jemi të vetëdijshëm sa i takon një lloj hezitimi mes disa kancelari, por megjithatë duke pasur mbështetjen e plot të administratës së SHBA, disa anëtarëve të BE, Francës, Holandës, dhe mbështetjen tuaj të plot në Bruksel, ne e theksojmë se ju takon veprave për ta treguar se çfarë është kjo nismë integruesese. Kjo tryezë është e hapur për të 6 anëtarëve të komunitetit perëndimor. I takonte të bëhen pjesë. Ne jemi këtu. Do të vazhdojmë që të ecim përpara. Ne nuk dot ë rrimë në vend. Ne nuk do të fshihemi. Ata që duan që Procesi i Berlinit të ecë përpara, duhet të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. Ballkani i hapur ka të bëjë me punë. Marrëveshjet që po nënshkruajmë sot, flasin vete. Duke pasur një sistem të përbashkët elektronik për të gjithë qytetarët e Ballkanit të Hapur, i cili do të ofrojë, kode dhe nënshkrime elektronike për të vijuar çdo lloj ndërveprimi, në vendin ku duan të rrinë, të punojnë, të investojnë, kjo është treg i përbashkët. Pasja e procedurave online me një numër të kufizuar dokumentacioni për t’ju qasur lirisht tregjeve të Ballkanit të Hapur, flet vetë. S’do përsëris marrëveshjet, por duke iu dhënë njerëzve tanë që punojnë në sektorin bujqësor, apo merren me gjënë e gjallë, me import/eksport, është diçka e jashtëzakonshme për ta. Industria e mishit po vuan nga izolimi. Hapja e tregut të lirë është e jashtëzakonshme për ta. Një nga gjërat që na thanë njerëz në momentin që i pyetëm ishte; si t’i mbijetojnë stresit të mënyrave të ndryshme të punës në dogana, të kohës në këto pika. Unifikimi i këtyre doganave, duke iu dhënë akses 24 orë të kalimit lirshëm. Është bindja ime që të gjithë ata që kundërshtojnë Ballkanin e Hapur, e dinë të gjithë, nuk është shkencë bërthamore. Kur thonë; s’duam Ballkanin e hapur, por ‘Procesin e Berlinit’ dhe tregun e përbashkët, sinqerisht duan diçka tjetër, nëse kërkojnë të tjera gjëra, ka tryeza dhe hapësira të tjera. Kjo hapësirë ka të bëjë me realitetin e qytetarëve tanë. Faleminderit komsioner, gëzuar krishtlindjet dhe vitin e ri. Me këtë do të përmbyll pjesën e transmetuar televizive.”, tha Rama.
Fraksion.com