Ish-banori i shtëpisë së famshme ndahet nga e dashura e tij
Partnerja e ish-banorit të “Big Brother VIP”, Kledi Hysa, u bë e njohur për publikun gjatë kohës që ish-futbollisti ishte në shtëpi dhe deklaroi se dëshiron të ketë një njohje me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj, teksa kishte një lidhje jashtë.
Khaoula Selmi ishte e ftuar në një emision televiziv, ku zbuloi se ata ishin në lidhje që 6 vite, e që duket se kësaj lidhje tashmë i ka ardhur fundi.
Pasi që disa ditë më radhë, Kledi është kapur ‘mat’ me ish-banoren, Sheila Haxhiraj, kështu duke u bërë viral nëpër rrjete sociale, ndërsa dyshja ende nuk ka reaguar lidhur me këtë gjë.
Në një nga intervistat pas daljes, ai u shpreh se çdo gjë shkon mirë me partneren e tij dhe janë sqaruar tashmë.
Por, një detaj që është vërejtur së fundmi është se dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetin social
“Instagram”./Express
Fraksion.com