AktualitetPolitikëTë fundit

Bujar Nishani zbulon prova të bashkëpunimit Rama-Basha për ‘eliminimin’ e Berishës

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar edhe akuzat e sotme të kongresistit Republikan Lee Zeldin në drejtim të DASH, si dhe ka hedhur dritë mbi bashkëpunimin e Bashës dhe Ramës, në këtë drejtim.

Nishani theksoi se ka prova dhe fakte se si Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë bashkëpunuar për të eliminuar ish-kryemisintrin Sali Berisha nga skena politke dhe kthimin e PD-së në një element figurativ në sistemin politik shqiptar.

Krasta: Sot është bërë lajm një reagim shumë i qartë dhe me akuza të mirëartikuluara nga kongresisti Lee Zeldin, në raport me sjelljen e DASH dhe gjithë ngjarjes në lidhje me deklaratën më shumë sesa vendimmarrjes së Sekretarit Antoni Blinken, për ‘non grata’ ndaj zotit Berisha. Kongresisti sot ka kaluar edhe një hap më tej duke ngritur akuza të mirëfillta.

Kjo shoqërohet me ndoshta ‘gogolin’ më të frikshëm, që përgjithësisht del nga konteksti, sepse vetëm kështu krijon tmerrin e madh, ku media e majta, vetë PS edhe Rama u thotë të vetëve kudjes këtu se kthehet Berisha! Në këtë ngjarje ka një bashkim vektorësh, ka dinamikë të re apo është vetëm zhurmnajë?

Nishani: Jo, është një dinamikë që ka nisur herët dhe është zhvilluar në dy kontekste, atë të brendshëm dhe ndërkombëtar. Për sa i përket atij të brendshëm, mund të garantojë se janë fakte dhe prova që bashkëpunimi i Bashës me Ramën, për të eliminuar jo vetëm Berishën nga identiteti i tij politik por për ta eliminuar atë si një aktor brenda PD. Ka qënë një artikulim jo pa kuptim por tërësisht të gabuar. Sepse ka synuar të bëjnë PD të paqënë dhe ta lënë PD një element figurativ në sistemin politik shqiptar, pasi dihet se zoti Berisha ka pasur valencën e unifikimi të energjive politike dhe elektorale në PD. Pse dhe si e ka ruajtur është çështje e tij.

Në kontekstin ndërkombëtar, unë me të drejtë i referohem asaj që thatë ju. Përçev faktit procedural dhe administrativ se administrata e SHBA mund të zgjedhi për të përcaktuar se cilët individ nga vendet e tjera mund të hyjnë apo jo në territorit të tyre. Në rastin e zotit Berisha, gjithmonë i kam besuar Kongresit Amerikan, si një institucion që përfaqëson vullnetin direkt të popullit amerikan dhe është kanë një qëndrim bi-partizan, përfaqësojnë vullnetin e të gjitha krahëve.

 

Fraksion.com