“Berisha ka pasur kontakte me Ramush Haradinajn”; Mediat serbe shkruajnë për protestën dhe skenaret
Protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, para Kryeministrisë kundër nismës “Open Balkan” ka marrë edhe vëmendjen e mediave serbe. Kjo për shkak edhe se në Tiranë mbërrinte presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Sipas burimeve të “Novosti”, organizatorë të protestës janë Sait Dolapi, ish-sekretar organizativ i PD-së lokale dhe Agron Kuliçaj e Sali Lushaj, personat më të besuar të ish-presidentit dhe kryeministrit Sali Berisha.
Mediat serbe raportojnë se Berisha ka pasur kontakte me Ramush Haradinajn për të siguruar praninë e së paku 100 protestuesve nga Kosova.
“Kujtojmë se protestuesit shqiptarë protestuan kundër presidentit Vuçiç edhe në vitin 2019, kur ai vizitoi Tiranën për të rënë dakord me Edi Ramën për nismën ‘Ballkani i Hapur’, raporton “B92”.
Një tjetër episod që ka gjetur hapësirë në mediat serbe, ishte momenti i djegies së flamurit serb në Tiranë, që është kryeartikull në “Blic”.
Fraksion.com