AktualitetSportTë fundit

Ballkani ndahet me Isufin

Bekim Isufi nuk është më trajner i Ballkanit.

Klubi nga Suhareka ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se e ka ndërperë bashkëpunimin me trajnerin gjilanas.

Ballkani e ka falënderuar Isufin për punën e bërë, ndërsa shpejt do ta zyrtarizojë pasuesin e tij.

Nën drejtimin e Isufit, Ballkani e pati një pjesë të parë të sezonit pozitive, duke e humbur primatin vetëm në xhiron e fundit, pas humbjes nga Gjilani.

Ballkani synon të shpallet kampion i Kosovës dhe të luajë në garat evropiane./Gazeta Express

 

Fraksion.com