Balkkani i Hapur, Varhely: Pasardhës i Procesit të Berlinit. Uroj t’i bashkohen shpejt edhe 3 vendet e tjera
Komisionieri për Zgjerim Oliver Varhelyi, ka qenë i pranishëm online, në mbledhjen mes 3 vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Open Balkan.
“Është e lehtë të jesh mik i Ballkanit kur je prej andej. Sic e dini, jam nga Hungaria dhe ndoshta kjo më jep nivel më të afërt kuptimi të nevojave që ka Ballkani dhe të mënyrës se si ne mund ta ndihmojmë Ballkanin nga BE për tu rritur shumë më shpejt dhe për të ardhur më afër BE. Për të qenë i ndershëm, kam qenë gjithmonë i prirur shumë pozitiivsht ndaj këtij propozimi. Së pari u quajt mini Shengen, më pas u përpoqëm brenda procesit të Berlinit dhe krijuam tregun e përbashkët rajonal por për fat të keq, me disa zgjedhje në rajon, kjo nismë 7u la mënjanë dhe ndërkohë, e konsideroj këtë inciativë të Ballkanit të Hapur një pasardhëse apo zëvendëse derisa të gjithë të jenë rreth tryezës.
Ky është një përfundim që e kam nxjerrë që prej fillimit që të vijoni ta nxitni këtë nismë sepse rajon KËRKON të jetë një i tërë sa i takon ekonomisë, shoqërisë. Rajoni kërkon të jetë bashkë sic jemi ne në BE. Po kështu admiroj faktin se sa fort e ndjeni këtë nismë se nuk është BE që doli me këtë nismë, por ka ardhur prej jush, prej 3 aktorëve që shoh rreth tryezës dhe sot dhe ju vazhduat ta shtyni përpara edhe kur ne nuk arritëm që të tërhiqnim pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve të Ballkanit Perëndimor sepse ju kuptuat rëndësinë e integrimit rajonal dhe sidomos mënyrën në të cilën kjo është në gjendje të ndryshojë jetën e qytetarëve tuaj dhe të përshpejtojë integrimin ekonomik me BE.
Ky është mesazhi më i mirë që rajoni mund të përçojë që jo vetëm është gati për bashkëpunim rajonal por po e bën, po e zhvillon. E keni parë po kështu që me përfundimet e miratuara në kuadër të procesit të Zgjerimit, kemi përfshirë dhe një mesazh të qartë për rajonin. Ne mendojmë që në bazë të rregullave dhe vlerave të BE, çdo bashkëpunim rajonal jo vetëm është i mirëpritur por është në të mirë të të dyja palëve që do të thotë është në të mirë të Ballkanit por edhe të BE.
Më lini që të përfitoj nga mundësia për t’i ftuar 3 partnerët t’[i kthehen këtij bashkëpunimi rajonal se jo vetëm shton mundësitë për bizneset, është në të mirë të konsumatorëve, por po kështu mund të ndryshojë realitetet në terren që janë shumë të zymta dhe nëse ka diçka që dua t’ju citoj Rama, është se vetëm përmes bërjes konkrete të tregut të përbashkët rajonal, Ballkani mund të shtojë një të tretë e PBB-së ekzistuese. Dy të tretat e mbetura mund të arrihet përmes një përplotësuesi thelbësor që është plani ekonomik dhe i investimeve.”, tha Varhehyi.
Fraksion.com