AktualitetBota+Të fundit

Ushtarët izraelitë plagosin 15 palestinezë në Bregun Perëndimor

Në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor nën pushtim njoftohet se 15 palestinezë u plagosën me plumba plastikë nga ushtarët izraelitë.

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, thuhet se gjatë një përleshje në fshatin Burqa në veri të qytetit Nablus, 15 palestinezë u plagosën me plumba plastikë nga ushtarët izraelitë dhe 52 persona që u prekën nga gazi lotsjellës u trajtuan në terren.

Kolonët hebrenj nën mbrojtjen e ushtarëve izraelitë sulmojnë duke goditur me gurë palestinezët që kalojnë me automjetet e tyre nga vendbanimi kolon Humesh në afërsi të fshatit Burqa.

Kolonët hebrenj edhe më 17-18 dhjetor organizuan bastisje në disa fshatra në Bregun Perëndimor ku hodhën gurë mbi shtëpitë e palestinezëve dhe dëmtuan pronat e tyre./AA

 

Fraksion.com