Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë, Jaeld Çelën
Edhe pse sot ishte parashikuar që të mbahej seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, GJKKO ka vendosur që ta shtyjë gjyqin.
Në argumentet e tyre, një prej avokatëve tha se mungonte për shkak të një problemi shëndetësor, ndërsa tjetri se ishte në një seancë gjyqësore në Lezhë. Mësohet gjithashtu se Gentian Romani u gjobit me 5 mijë lekë të reja për shkak të mungesës së tij.
Kujtojmë se Gjykata e Lartë i dha një fitore proceduriale Tahirit, kur vendosi prishjen e vendimit të 26 qershorit 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme të Apelit.
Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.
Vendimi i shkallës së parë u prish nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim.
Fraksion.com