AktualitetPolitikëTë fundit

“Kosova ka akoma plagë të hapura…”; Berisha liston arsyen pse qytetarët sot duhet t’i bashkohen në protestë

Në kuadër të nismës ‘Open Balkan’, ditën e sotme pritet të mbërrijë në Tiranë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ndërkohë, Sali Berisha i cili ka dal kundër kësaj marrëveshja ka paralajmëruar protesta. Në një postim në ‘Facebook’, Berisha rendit arsyet se përse qytetarët duhet t’i bashkohen protestës.

“Vuçiç është ministër i Millosheviçit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon të ndjekë politikën e shefit të tij.

Ballkani i Hapur është projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë së Madhe ndaj nuk duhet lejuar asesi që të konkretizohet.

Edi Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bërë një kukull e Vuçiçit, andaj duhet ta ndalim para se të bëhet vonë.

Kosova ka akoma plagë të hapura për të cilat Vuçiç është nga përgjegjësit kryesorë. Përveç kësaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftë, andaj nuk është i denjë që të pritet në Tiranë e aq më pak që të bashkëpunohet me të”, shkruan Berisha.

 

Fraksion.com