AktualitetTë fundit

Certifikohen 28 hetuesit, Hajna: Suksesi i BKH falë mbështetjes së ndërkombëtarëve

Kryetarja e BKH Aida Hajna, tha se kualifikimi i vazhdueshëm mbetet prioritet i BKH-së.

Po ashtu ajo theksoi BKH do të ketë vetëm hetues të shkëlqyeshëm, ndërsa shtoi se suksesi i BKH është edhe falë mbështetjes së ndërkombëtarëve.

“Shpreh kënaqësinë për organizimin e këtij aktiviteti që shënjon këtë takim tonin për certifikuar hetuesit e BKH. Kanë kaluar vetëm 3 muaj dhe nuk mund ta fsheh vlerësimin tim dhe po ashtu dua të falënderoj të gjithë prokurorët për orientimin profesional që kanë transmetuar. Një nga prioritetet do të jetë kualifikimi i të hetuesve të Byrosë Kombëtarë të Hetimit në luftë e pakompromis kundër korrupsionit. E vetëdijshme se pjesën më sfiduese ne e kemi përpara. S’mund të kuptohet suksesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit pa ndihmën e ekipit dhe partnerëve të tjerë.. Ngritja e një strukture të re mbart shumë sfida por objekti parësor i këtij programi do të jetë forcimi dhe se në Byro do të ketë vetëm hetues të shkëlqyer që do të përmbushin misioni historik me mbështetjen për të cilën është ngritur SPAK”, tha Hajna.

 

Fraksion.com