“Burrat shtatzënë e gratë me prostatë”; Basha: ‘Trekendeshi i Bermudës’ kërkon të zbrazë vendin. Mafia e plehrave…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se “Trekëndëshi i Bermudës” kërkon të zbrazë Shqipërinë. Nga foltorja e Kuvendit, lideri demokrat tha se përmasat e krizës që ka ‘mbërthyer’ vendin ka kulmuar me masakrën zgjedhore.
Mes të tjerash ai ironizoi edhe PP-në e Check‐Up-it, ku sipas tij, burrat dalin shatëzënë dhe gratë me probleme në prostatë.
“Të nderuar zonja dhe zotërinj, të dashur bashkëqytetarë,
Kur mblidhesh në këtë sallë dhe shikon rendin e ditës, thua lum si ne. Kur kalojnë ligje për mbrojtjen e fëmijëve, thua lum ky popull. Pastaj, kur dëgjon se çfarë ndodh çdo ditë në këtë vend, kur shikon se si 400 milionë euro janë zhvatur nga goja e fëmijëve shqiptarë nga një grusht qeveritarësh me në krye parafolësit, atëherë e kupton se sa hipokrite e kotë, e pavlefshme është gjithçka që rrjedh përmes votimit të një pakice të legjitimuar nga hajdutët e inceneratorëve, nga mafia e plehrave, nga krimi i organizuar, nga kapja e shtetit që janë arsyet e vetme pse këta njerëz vazhdojnë dhe përmes sundimit të tyre të shkatërrojnë ditë për ditë mirëqenien e njerëzve, sigurinë e tyre, të zbrazin Shqipërinë, ndërkohë që mbushin xhepat e tyre dhe të klientëve të tyre.
Mbi Shqipëri prej vitesh ka zbritur tisi i një krize shumëplanëshe. Një krize në radhë të parë ekonomike, krizës së barkut bosh, të një në çdo dy familje shqiptare. Krizës së humbjes së shpresës, të9 në çdo 10 të rinj që duan ta lënë vendin ku kanë lindur dhe prindërit dhe familjet e tyre, jo sepse nuk i duan po sepse nuk iu arrin t’iu ofrojë as minimumin një shkollim dinjitoz dhe mundësinë, oportunitetin, shansin për një jetë dinjitoze.
Por që prej masakrës zgjedhore të 25 prillit, përmasat e kësaj krize janë bërë edhe më të rënda. Sepse nga njëra anë arrestimi i ndryshimit nga konglumerati i psuhetetarëve të korruptuar, përfaqësuesve të krimit të organizuar dhe oligarkisë ekonomike financiare, e cila është bërë njësh në këtë trekëndësh. Dhe nga ana tjetër interesat e një kaste ë kalbur, të vjetëruar 30-vjeçare të tranzicionit dhe një tjetër trekëndëshi që populli tashmë e njeh mirë si Trekëndëshi i Bermudës, po bëjnë gjithçka jo vetëm të mos frenojnë zbrazjen e Shqipërisë, por ta zbrazin atë nga kushdo dhe ta heshtin atë nga cilido zë që u bën opozitë planeve të tyre të qarta si drita e diellit. Shndërrimi i Shqipërisë në çifligun e tyre.
Në çifligun e tyre ka vend për tre inceneratorë mjaftueshëm të nëdhenj për të djegur e përpunuar plehrat e Italisë, Shqipërisë dhe vendeve të tejara të rajonit. Në vendin e tyre, në mes të fatkeqësisë, paratë vezhdojnë e derdhen lumë për Check-Ap-in që i nxjerr burrat shtatëzënë dhe gratë me probleme prostate. Në Shqipërinë e tyre me qindra miliona euro për oligarkët, ndërtohen tunele për resorte luksoze, falen porte dhe aeroporte, grabiten tokat në bregdet, krijohen korporata për të krijuar një klasë oligarkësh mbi pronat e pronarëve që kurrë nuk i morë ato. Blihen mediat, por nuk ka vend as për shqiptarët e ndershëm, as për fëmijët e tyre. Sa herë që ndodh një fatkeqësi, sa herë që një fëmijë prindi keqtrajtohet apo vritet si Klodian Rasha, papritur na dalin në skenë kukulla me kostum qeveritar. Na vijnë në sallë propozime për ndryshime ligjesh, ligje që nuk zbatohen kurrë. Nuk zbatohen kurrë sepse vetqëllimi i kësaj qeverie që sundon vendin paligjshmërinë e votës së qytetarëve të këtij vendi, nuk është qeveri, por të sundojë. Nuk është të përmirësojë jetën e qytetarëve apo fëmijëve të tyre, nuk është t’i shërbejë njerëzve, por të mbajë me çdo kusht e me çdo çmim pushtetin. Dhe është mbajtja me çdo kusht dhe çdo çmim i pushtetit që sjell fatura të tilla, jetë njerëzore, të humbura në xhunglën e korrupsionit që nga Ardit Gjoklaj, tek Klodian Rasha.
Jetë njerëzore të humbura në dhjetëra, qindra baballarë dhe nëna të cilat janë shtyrë drejt aktit më ekstrem të vetëdëshpërimit, për shkak të mosprodhimit të kostos bazë të jetesës, për shkak se nuk arrinin t’i shihnin dot në sy fëmijët e tyre, të cilët pyesnin se pse ishte e pamundur të kishin elektricitet në shekullin e 21. Hipokrizia do të ishte një fjalë ledhatuese në këtë situatë. Kjo është një situatë kriminale. Dhe ka ardhur këtu sepse njëra pas tjetrës, të gjitha kolonat që bëjnë bashkë ngjizjen dhe kohezionin e një shoqërie, sado pak normale, janë shembur dhe shkatërruar me vetëdije nga këta që qëndrojnë pas meje, nga parafolësi dhe aleatët e tyre të dukshëm dhe të padukshëm, edhe ata që sot duket sikur i ka përballë, por që në fakt i ka ortakët më të shtrenjtë në mbajtjen e pushtetit të tij të korruptuar.
Sepse fakti është që prej vitesh, kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk i njohin e jo më t’i qajnë hallet e njerëzve. Nuk duan t’ia dinë për ta dhe fëmijët e tyre. Fakti është se ka më shumë se 3 vite që nga tërmeti e më pas pandemia që kjo qeveri është ekspozuar jo thjesht si e korruptuar, por më e korruptuara e Ballkanit.”, tha Basha.
Fraksion.com