AktualitetPolitikëRajoniTë fundit

Bashkëpunimi ndërkufitar me Malin e Zi, propozohen dy projektligje

Këshilli i Ministrave propozoi sot dy projektligje të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi.

Në mbledhjen e sotme u propozua projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Malit të Zi, përfaqësuar nga Zyra e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian, për Programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi-Shqipëri, 2014-2020, alokimet për vitin 2020”, për shqyrtim e miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Shqipërisë.

Po ashtu, qeveria vendosi edhe ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Malit të Zi, përfaqësuar nga Zyra e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian, për Programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020.

 

Fraksion.com