Armë dhe municion luftarak; Policia gjen 2 çanta të mbushura plot
Dy çanta të mbushura me armë zjarri dhe municione të tjera janë gjetur në Qafë Botë, në kufirin e gjelbër.
Policia njofton se ende nuk ka informacione për personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Brenda dy çantave të zeza kishte 2 kallashnikovë, 1 armë zjarri pistoletë, 2 granata dore me ndezës, si dhe 120 fishekë. Nuk dihet nëse armët do të përdoreshin për ndonjë atentat apo nëse autorët donin t’i kalonin matanë kufirit.
Policia dhe prokuroria e Sarandës vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Fraksion.com