“SB pas referendumit për shkarkimin e Bashës”: Aty ku lind shpresa, lind fitorja
Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka dhënë një mesazh këtë të dielë, një ditë pas shkarkimit të Lulzim Bashës me 99% të votave të demokratëve në referendumin e thirrur prej tij.
“Mirëmëngjes miq! Aty ku lind shpresa, lind fitorja! sb”, shkruan Berisha.
Berisha bashkë me mbështetësit e tij, pas rezultatit shkuan në selinë blu, por nuk arritën dot të futeshin brenda godines.
Berisha ka bërë të ditur se të hënën e 20 Dhjetorit do të zhvillohet protesta e parë kombëtare.
Ai u shpreh se qytetarët do të protestojnë përpara Kryeministrisë dhe tubimi do të nisë në orën 16:00.
Ndërsa nga ana tjetër në të njëjtën ditë me referendumin u mbajt edhe Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Basha, ndërsa e injoroi rezultatin e referendumit të Sali Berishës ku rreth 44 mijë demokratë votuan pro shkarkimit të tij.
Lulzim Basha premtoi se të dielën do bëhen publike emrat e 5 mijë 4 delegatëve për të hedhur poshtë akuzat se në Pallatin e Kongreseve kishte më pak ulëse se delegatë të deklaruar.
Fraksion.com