AktualitetPolitikëTë fundit

Rama nxjerr foton me ylberin: Ogur i bukur që ndriçoi mbi malin e Gramozit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një dukuri të veçantë natyrore mbi malin e Gramozit.

Rama uron që ylberi i tipit Brocken Spectre, të jetë një ogur i bukur në prag të Vitit të Ri.

“MIRËMËNGJES, dhe me ylberin e jashtëzakonshëm, të tipit Brocken Spectre, që ndriçoi mbi malin e Gramozit si një ogur i bukur në prag të Vitit të Ri, ju uroj një të diel të shkëlqyer”, shprehet Rama.

Mali i Gramozit me liqenin e tij akullnajor, monument natyre në një lartësi prej 2523 m mbi nivelin e detit është një nga atraksionet më të vizituara në Ersekë. Reshjet e borës dhe të shiut janë ushqimi kryesor i këtij ujë mbledhësi. Përreth ka bimësi të larmishme natyrore. Monumenti ka vlera shkencore, estetike e turistike.

Të apasionuarit pas lartësive, ngjiten në këto mjedise të thyera për të ushtruar sportin e alpinizmit, të ecjeve malore dhe të admirojnë natyrën e rrallë të këtyre majave.
Fraksion.com