AktualitetPolitikëTë fundit

“Po ndryshon për mirë”; Basha thotë se është e ardhmja e Shqipërisë

Një ditë pas kuvendit Kombëtar, kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se demokratët zgjodhën të ardhmen.

Basha shprehet se si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër!

“Çfarë ka ndodhur pas 9 shtatorit padiskutim po na ndryshon. Dhe ne sot zgjedhim që të na ndryshojë për mirë”, thekson kreu i opozitës.

Basha shton se “ndaj edhe ky Kuvend zhvillohet si një akt i vetëdijshëm, i një përgjegjësie të lartë nga ana e Partisë Demokratike për një moment jetik, thelbësor dhe pa të dytë në historinë tonë që nga themelimi”.

“Ne jemi partia e parë opozitare, partia e shpresës të shqiptarëve dhe pa asnjë diskutim na takon të jemi aty ku dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve ju takon të jenë, te pozita e natyrshme në qytetërimin perëndimor. Ky Kuvend i jashtëzakonshëm mblidhet për të vendosur më qartë se kurrë dhe dua ta dëgjoj me shumë se kurrë nga delegatët: A do të zgjedhim të ardhmen? PO!”, thekson Basha.

 

Fraksion.com