AktualitetPolitikëTë fundit

Militantët ‘pushtojnë’ oborrin, Berisha shkon në selinë e PD

Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit dhe Sali Berisha shkojnë  në seli për të shpallur rezultatet e referendumit e do të mbajë një konferencë për mediat rreth orës 21:00.

Kjo e shtunë ka qenë një ditë dinamike për anëtarët e Partisë Demokratike.

Të ndarë në dy kampe, një pjesë e tyre ka qenë e pranishme në Kuvendin Kombëtar të thërritur nga kreu i PD, Lulzim Basha dhe një pjesë tjetër, në referendumin për shkarkimin e kryedemokratit, të thërritur nga Berisha. Nga ana tjetër, Basha deklaroi në një prononcim për mediat se nuk njeh asnjë referendum dhe se aktiviteti i vetëm që ka pasur sot PD është Kuvendi Kombëtar.

Kujtojmë se  pas Kuvendit Kombëtar, Lulzim Basha ka thirrur Kryesinë e PD në selinë blu. Në një prononcim për mediat pas Kuvendit dhe para mbledhjes me Kryesinë, Basha tha se nuk e njeh Referendumin e Sali Berishës për ta shkarkuar.

Kryedemokrati theksoi se gabimet e së shkuarës nuk do ta marrin peng PD-në dhe demokratët. Ndër të tjera, Basha tha se mund të ishim anëtarësuar me kohë në BE, por fajtor për këtë është Berisha. Sakaq, Basha tha se nuk njeh asnjë aktivitet tjetër të organizuar nga askush pasi PD ka vetëm një Kuvend Kombëtar që sot ka marrë vendimet e veta.

Ka vetëm një PD, që ka pasur një Kuvend sot. Të tjerat janë përpjekje personale për të bërë demokratët mish për top. Nuk i kam dëgjuar deklaratat e tij se ai ka vendosur interesat e veta mbi demokratët.”-tha Basha.

 

 

Fraksion.com