AktualitetPolitikëTë fundit

Duma e prerë i thotë Bashës: Mbështetja ime pa kushte për ty ka marrë fund! Jam krah teje vetëm nëse hap sytë e veshët

Deputetja Grida Duma i ka dhënë një mesazh të qartë Lulzim Bashës se kur duhet të kishte dhënë dorëheqjen duke i thënë edhe se i dhanë sërish votën pavarësisht see nuk i thanë asnjë fjalë për humbjen e zgjedhjeve.

Megjithatë ia thotë troç se mbështetja pa kushte ka marrë fund së bashku me respektin për autoritetin moral të Sali Berishës. Kushti i vetëm i Dumës për të vijuar mbështetjen ndaj Bashës është të hapë sytë e veshët ndaj demokratëve.

Grida Duma: Dorëheqjen, ndoshta duhet ta kishte konsideruar atëherë kur në fakt Sali Berisha jo vetëm nuk ia kërkoi, po doli me vrap në krah të tij dhe bashkë me të dolëm në krah që të gjithë ne këtu; bashkë me ata që u turrën të të ngrenë gijotinën në fushën e stadiumit).
Ta dhamë votën përsëri pa të thënë as gjysëm fjalë pasi nuk i fituam zgjedhjet.

Kështu kemi gabuar qysh nga viti 2013! Prandaj ky absurd erdhi në këtë pike, ku ti na dole humbës vetëm tani që Sali Berisha humbi fytyrën në bojën e zezë të vulës non grata.

Kryetar! Dua të ta them sot në sy të këtyre burrave e grave, se mbështetja ime pa kushte për ty, ka marrë fund bashkë me respektin tim pa kushte për autoritetin moral të Sali Berishës në Partinë Demokratike.

Kushti im për të të mbështetur ty me tutje është që ti të hapësh sytë dhe veshët, ndaj gjithë atyre demokratëve që janë pasoja e gjallë e verbërisë dhe shurdhërisë të derisotme.

 

Fraksion.com