Life StyleTë fundit

Sheila Haxhiraj dhe modeli Kledi Hysa janë kapur ‘mat’

Ishte përfolur një lidhje e mundëshme mes tyre. Por duket se po bëhet realitet.

Ish-banorja e Big Brother dhe këngëtarja Sheila Haxhiraj, dhe modeli Kledi Hysa janë kapur ‘mat’ sërish së bashku.

Pak ditë më parë në rrjet janë shfaqur pamje kur të dy ishin të përqafuar, teksa shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Së fundmi dyshja janë kapur sërish ku shfaqen të përqafuar me njëri-tjetrin në sheshin “Skënderbej”.

Megjithatë ata ende nuk kanë konfirmuar një lidhje mes tyre, dhe të gjitha këto përqafime dhe afrimitet mund të jetë thjeshtë shoqëri.

 

Fraksion.com