Rivlerësimi i shtëpive me tatim 3% mbyllet më 31 dhjetor
Përfundon më 31 dhjetor 2021 procesi i rivlerësimit të shtëpive me taksën 3% nga 15% që është tatimi në kohë normale.
Ligji, që lejon rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme hyri në fuqi që në 1 janar 2020. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për periudhën janar-maj 2020 numri i aplikimeve për rivlerësimin e shtëpive ishte rreth 20,000.
Sipas ligjit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me tatim 3%, parashikohej që ky proces të përfundonte më 30 shtator 2020. Për shkak të situatës të krijuar nga Covid-19 ku puna në sportelet e kadastrës shtetërore u pezullua afati i mbylljes së amnistisë u shty në 31 dhjetorin 2021.
Fraksion.com