Rama zhvishet në studio për t’u ‘kthyer’ në analist, heq kollare dhe xhaketë e merr rrobat e terrenit: Jam i pavarur (Foto)
Kryeministri Edi Rama ka pranuar të kthehet për një intervistë në analist. Ndërsa fliste në emisionin “Zonë e lirë” për situatën në PD Arian Çani i kërkoi të fliste si analist dhe kjo gjë e ka detyruar kryeministrin të heqë xhaketën dhe kollaren dhe të kërkojë xhaketat e terrenit për t’u shfaqur si analist. Rama tha se do të jetë analist i pavarur.
Rama: Është një argëtim fundjave, po mirë dakord. I thuaj atyre çunave kam nja dy xhaketa të terrenit. Edhe kryeministër edhe analist nuk shkon. Unë mund të jem më i mirë se analistët e tu. Ja dhe me telefon përpara si këta. Unë tani e nxora si analist.
Çani: Je bërë si Ljuba (Fatos Lubonja). Ljuba vishet bukur.
Rama: Unë jam analist i pavarur.
Më herët, para se të merrte rolin e analistit Rama u pyet nëse i intereson situata në PD dhe përçarja, teksa u përgjigj me një pyetje dhe më pas tha se një nga asetet që ka Shqipëria më të vyera është miqësia dhe partneriteti me SHBA.
“A i intereson Shqipërisë kjo? Pse? Sepse unë mendoj që një nga asetet më të vyera që ky vend ka është miqësia, partneriteti dhe besimi tek SHBA që nuk janë të kultivuara nga klasa politike, por janë të iniciuara, të kultivuara dhe blinduara nga populli shqiptar. Sot e 100 vjet ky është një vend shumë i vogël për të bërë tangërllëku provincial të sovranizmit. Sa i përket këtyre të dyve kjo është shumë qesharake, për mua janë dy personazhe qesharakë. I kam mundur të dy. Jam kundërshtar me atë parti dhe jam kundërshtar për shkak të kësaj marrëzie”, tha Rama.
Ai i cilësoi njerëzit që i shkojnë pas Sali Berishës, fatkeqësi. “Nuk janë antiamerikanë. Nuk është përgjegjësia e një turme njerëzish të cilët janë ndjekës luajalë të dikujt, është përgjegjësia e atij dikujti që merr përsipër të udhëheqë. Ta godasësh këtë investim të popullit…Popujt kanë nevojë për udhëheqës dhe udhëheqësit kanë përgjegjësi karshi vendit të tyre. Udhëheqësit që identifikohen me marrëzinë janë shumë qesharakë, por në të njëjtën kohë është për të qarë, është tragji-komedi. Nëse do isha analist, do ishte një estradë”, tha Rama.
Fraksion.com