AktualitetPolitikëTë fundit

Rama për aferën e inceneratorëve: Kur drejtësia i kërkon hesap dikujt, ai do të marrë avokat dhe do përballet, s’ka punë me PS

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përgjegjësia është individuale. Këtu ai iu referua arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka, i cili akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Kreu i qeverisë tha se me të vërtetë ka arrestime lidhur me inceneratorët, por nuk duhet mohuar fakti sipas tij që këto impiante kanë shpëtuar jetën e qytetarëve me përpunimin e mbetjeve.

“Unë jam në marrëdhënie të afërt me ata që punoj, por ama e kam bërë të qartë se burra, gra, punët e skuadrës janë punës së secilit prej jush, kush bie në dërrasë të kalbur të dalin vetë. Kjo çështje i takon drejtësisë.

Vlen nga ana tjetër që sjellja e gabuar korruptive apo kriminale ose sjellja e cila provohet nga drejtësia se është në rregullt nuk ka lidhje fare me faktin se ndërtimi i këtyre impianteve ka shpëtuar Elbasanin, Tiranën dhe ka hapur rrugën e shpëtimit të Fierit, këto qytete. Ai që ka bërë zullum e ka bërë individual dhe individual do të përgjigjet. Aty ka çmime, ato janë të krahasueshme.

Në të gjitha vendet e planetit përpunimi i mbetjeve paguhet. Kur thua ministrin tim bën gabim, sepse të mijtë janë vetëm kalamajtë, nëse ministrat bëjnë gabim të përgjigjen individualisht”, tha Rama.

 

Fraksion.com