AktualitetPolitikëTë fundit

Nisin përgatitjet për Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Basha

Përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga kreu i PD-së, Lulzim Basha kanë nisur këtë të premte në pallatin e Kongreseve.

Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Basha në Pallatin e Kongreseve do mbahet në orën 11:00, ndërsa kreu i PD-së, dha një mesazh këtë të premte:

“Nesër zgjedhim të ardhmen”.

Basha gjithashtu u ka dërguar mesazh mbështetësve të tij, duke theksuar se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike mblidhet  me përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të kryeministrit Edi Rama.

“I dashur anetar i Kuvendit Kombetar, Neser, e shtune, date 18 Dhjetor, ora 11:00, ne Pallatin e Kongreseve, Tirane, mblidhet Kuvendi Kombetar i Partise Demokratike, me pergjegjesine historike per te qene te bashkuar kunder regjimit te Edi Rames. Pjesemarrja e secilit prej nesh, eshte mesazh i qarte qe interesi i demokrateve dhe PD, sakrifica e tyre, eshte mbi interesin personal te cilitdo. Ne zgjedhim te ardhmen, per PD, per Shqiperine”, shkruhet në mesazhin e Bashës.

 

Fraksion.com