AktualitetPolitikëTë fundit

“Koka hapi kapakun e pusetës”; Akuza e Kryemadhit: Inceneratorët lidhen me bojkotin e zgjedhjeve të 2019 nga PD!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për aferën e inceneratorëve dhe denoncimet që LSI ka bërë në SPAK, të cilët çuan në pranga edhe Lefter Kokën.

Kryemadhi tha se afera e inceneratorëve, është shumë më e gjerë se Lefter Koka, duke deklarur se në burg duhet të jenë Rama, Veliaj, Subashi dhe zyrtarë të tjerë.

Por, Kryemadhi bëri edhe një deklaratë të fortë, duke thënë se afera e inceneratorëve, lidhet edhe me bojkotin që Lulzim Basha u bëri zgjedhjeve lokale të vitit 2019.

“Kemi çuar dokumenta, çdo ditë e më shumë, zbulojmë që skema e inceneratorëve, është e lidhur me bojkotin e zgjedhejve lokale të 2019. Largimi i opozitës nga këshillat bashkiak, që Erion Veliaj të bëjë ctë dojë”, tha Kryemadhi.

Disa nga deklaratat e Kryemadhit: 

Çështja e inceneratorve nuk është thjesht e Lefter Kokës, por të gjithë bashkë ne nxjerrim materiale dhe dokumente që bëhen prezente dhe kanë lidhje me grup të strukturuar kriminal.

Koka ka hapur vetëm kapakun e pusetës. Koka është kërkuesi, por kush janë zbatuesit? Ai ka marrë haraçinn nëpërmjet firmave fantazmë.

Afera e zotit Koka është 1/10 e asaj që është skema e inceneratorëve.

Rama ka firmosur lejen për inceneratorin e Elbasanit. Zoti Rama, ka qenë kryeministri që nuk ka firmosur fare vendime, të gjitha vendimet firmoseshin nga Niko Peleshi. Kjo është leja e ndërtimit që është dhënë. Pastaj bonusi që zoti Rama i ka dhënë firmës që nuk hyri kurrë në garë për inceneratorin e Fierit. Dora e tij e gjatë ka firmosur për inceneratorin e Fierit.

Pastaj ai i Tiranës, që është gropa më e madhe dhe ka dhënë leje. Skema e inceneratorëve, nuk ka të bëjë vetëm me grabitjen e 330 milione eurove vetem për të Tiranës, por është pastrim parash dhe përshihet. Kryeministri, ministrat, kryetari i bashkisë, komisioni ofertave dhe shpalljes dhe të tjerë. Ne shohim të zbardhur atë që kemi denoncuar në 3 mars. Ne po punojmë për skemën financiare të inceneratorit të Fierit dhe Tiranës.

Cështja e inceneratorit të Tiranës, është një nga problemet më të mëdha. Kjo është një tabelë e firmosur dhe vulosur nga Bashkia e Tiranës. Bashkia do ti paguajë në 30 vjet, 430 milionë euro inceneratorit. Që në vitin e parë, Bashkia e Tiranës, i ka dhënë 5 milionë euro. Ajo cfarë ju thashë më parë, lejen për ndërtimin e inceneratorit dhe landfillit, Rama e ka dhënë në maj të 2019. Pra i kanë dhënë gati 6 milionë euro për një ndërtim pa leje. Erion Veliaj ka marrë kompetencat jo vetëm të Këshillit Bashkiak, por edhe të qarkut të Tiranës.

 

Fraksion.com