“Fashiste e vogël”; “Je sekt, pjesë e Vëllazërisë Myslimane”:Kokalari dhe Kola përplasen në TPZ
Përplasje e fortë në të gjitha nivelet e PD. Tashmë deputetë, analistë, mbështetës shajnë e fyejnë pa të keq njëri-tjetrin
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD, Evi Kokalari, është përplasur ashpër me Anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Vehap Kola, mbështetës i Lulzim Bashës. Debati ka kaluar në fyerje personale.
Pjesë nga debati:
Vehap Kola: Ti je një socialiste, ke qenë mikesha e Erion Veliajt.
Evi Kokalari: Unë mike e Veliajt? Ja ky është niveli.
Vehap Kola: Je fashiste e vogël.
Evi Kokalari: Më mirë fashiste se pjesë e Vëllazërisë Myslimane siç je ti dhe një grup tjetër që ka ngelur në PD. Nuk je mysliman i nderuar. Je sekt.
Kola: Çfarë ka qenë yt atë? Tregoju shqiptarëve
Kokalari: Mjek ka qenë. Shef i katedrës së farmakologjisë
Kola: Je komuniste!
Kokalari: Niveli zero!
Vehap Kola: Ti je komuniste. Komplet komuniste. Niveli zero fare. Unë jam mysliman.
Kokalari: Mos u ngatërro me muslimanët e botës, se nuk ke lidhje fare me atë!
Fraksion.com