AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha uron kreun e ri të Partisë konservatore në Gjermani: Keni nderimet e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, mezi presim të bashkëpunojmë së bashku!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të CDU-së në Gjermani Friederich März.

Berisha thotë se PD dhe CDU kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe zgjedhja e März është përshëndetur nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD.

“Unë gjithashtu, shpreh besimin dhe deshirën time dhe të mbarë demokratëve shqiptarë, për një bashkëpunim të ngushtë e të shkëlqyer me ju dhe CDU-në, në interesin më të mirë të konsolidimit të vlerave konservatore në Shqipëri, si dhe në interes të paqes, demokracisë dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Urimi i Sali Berishës:

Mesazh urimi për kryetarin e CDU-së, Z. Friederich März.

I nderuar zoti März!

Zgjedhja juaj si kryetar i CDU-së, forcës politike konservatore më të madhe dhe më të fuqishme në Europe, është një lajm i madhe për CDU-në, Gjermaninë dhe mbarë Europën. Por ky është një lajm i madh dhe i shkëlqyer edhe për Partinë Demokratike, për Shqiperinë dhe shqiptarët, të cilët kanë parë tek CDU, që nga fillimi i tyre e deri sot, aleatin dhe mbështetësin e tyre më të madh.

Unë dëshiroj të shfrytezoj rastin e zgjedhjes tuaj z. März, në detyrën e lartë të kryetarit të CDU-së, që t’ju dërgoj në emër të Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike, urimet më të përzemërta të miat dhe të të gjithë demokratëve shqiptarë, dhe t’ju uroj suksese në këte detyrë shumë të rëndësishme, për kombin dhe vendin tuaj të madh dhe mbarë Europën.

Unë gjithashtu, shpreh besimin dhe deshirën time dhe të mbarë demokratëve shqiptarë, për një bashkëpunim të ngushtë e të shkëlqyer me ju dhe CDU-në, në interesin më të mirë të konsolidimit të vlerave konservatore në Shqipëri, si dhe në interes të paqes, demokracisë dhe integrimit të Shqiperisë në Bashkimin Europian.

Me urimet më të perzemërta për suksese të mëdha.

Sali Berisha

 

Fraksion.com