AktualitetPolitikëTë fundit

Basha thotë se nesër demokratët do zgjedhin të ardhmen

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, publikon një video-mesazh një ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të partisë më 18 dhjetor.

Në videon e publikuar nga Basha theksohet se nesër partia më e madhe opozitare në vend “do të zgjedhë të ardhmen”.

Ndërkohë, duke e shoqëruar me pamje nga Kuvendi i PD-së, Basha iu kujton të gjithë demokratëve se mbledhja do të nisë në orën 11:00 te Pallati i Kongreseve.

“Nesër zgjedhim të ardhmen”, shprehet Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha caktoi datën e Kuvendit të PD-së me 18 dhjetor, pas kuvendit të 11 dhjetorit të iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Fraksion.com