AktualitetPolitikëTë fundit

“Analisti Rama” për situatën në PD: Në mënyrë cinike Ramës i intereson sherri, në mënyrë pragmatike i intereson qetësia

Kryeministri i vendosur në rolin e një analisti ka komentuar situatën në Partinë Demokratike dhe se çfarë i intereson Edi Ramës. Ai tha se janë dy gjëra, teksa mohoi se ‘ai’ mund të jetë me njërën palë, pasi do donte të kishte përballë një forcë me legjitimitet moral.

“Në mënyrë cinike Edi Ramës i intereson sherri, në mënyrë pragmatike i intereson qetësia. Të dyja këto janë të pamundura. Edi Rama nuk ka beteja me këta, se i ka mundur dhe i mund prapë. Do donte të kishte përballë një forcë me legjitimitet moral për ta përfaqësuar të gjithë opozitën dhe për t’u shkëmbyer në mënyrë konstruktive. E treta, që është me këtë apo atë nuk është fare. Në mënyrë pragmatike do donte një opozitë që është aty e unifikuar”, tha Rama.

Ndërkohë për pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 dhjetorit, Rama tha se janë bashkuar marrëzia individuale e ati që i ka thirrur dhe zhgënjimi nga humbjet radhazi.
“Unë kam pikëpamjen që jam bashkuar dy gjëra tek ajo arena, është bashkuar marrëzia individuale atij që i ka thirru dhe zhgënjimi i thellë nga humbja dhe humbjet radhazi të atyre që i kanë vajtur mbrapa. Nuk i ka çuar antiamerikanizmi por induksioni i marrëzisë. marrëzia ka induktuar tek njerëzit thellësisht të zhgënjyer dhe i ka çuar atje. Ana tjetër e medaljes është që nuk është e vërtetë që aty nuk ka influenca. Lojë pasqyrash totalisht”, tha Rama si analist.

Ai deklaroi më tej se “që të iki Rama, nuk e zgjidh dot as me bravën pa çelës, as me çelësin pa bravë”.
“Udhëheq marrëzia si një përpjekje ekstreme për të kontrolluar të tashmen. Këtu brava dhe çelësi nuk kanë më ndërveprim. Lulzimi është brava që nuk hapet, ai tjetri është çelësi që nuk hap. Nuk ka të ardhme. Unë nuk kam gjë në dorë”, tha Rama.

 

Fraksion.com