AktualitetNATO/BETë fundit

Shefi i NATO-s dhe Presidenti ukrainas diskutojnë grumbullimet ushtarake të Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg priti presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në selinë e NATO-s të enjten (16 dhjetor 2021) për të diskutuar mbi grumbullimet ushtarake të Rusisë në dhe rreth Ukrainës.

Sekretari i Përgjithshëm nënvizoi se ky grumbullim nuk ka asnjë justifikim dhe minon sigurinë në Evropë. “Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të kthehet në diplomaci, të de-përshkallëzojë dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm theksoi se çdo agresion i mëtejshëm kundër Ukrainës do të ketë pasoja të rënda dhe do të ketë një çmim të lartë.

 

Fraksion.com