AktualitetTë fundit

Koronavirusi në Shqipëri: 301 raste të reja në 24 orët e fundit, 4 viktima

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën katër persona, ndërkohë janë regjistruar dhe 301 raste të reja nga 2396 testime të kryera.

Viktimat janë shënuar një qytetar nga Tirana 67 vjeç, një qytetar nga Divjaka 78 vjeç, një qytetar nga Berati 84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 85 vjeç.

Rastet e reja janë shënuar  101 në Tiranë, nga 20 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 14 qytetarë në Durrës, Lushnje, 11 në Elbasan, 10 në Berat, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Kavajë, Mallakastër, Sarandë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Përmet, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Selenicë, Krujë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, nga 3 qytetarë në Dimal, Korçë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Gramsh, nga 1 qytetar në Skrapar, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Këlcyrë, Finiq, Divjakë, Patos, Roskovec, Lezhë, Has, Kukës, Pukë, Vau i Dejës.

Në të gjtihë vendin janë 5474 pacientë aktivë me COVID-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 125 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.  Ndërkohë, janë shëruar 463 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,298 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 301
Të shëruar në 24 orë 463
Të shtruar në spitale 125
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2396

Testime totale 1,430,984

Raste pozitive 204,928
Raste të shëruara 196,298
Raste Aktive 5474
Humbje jete 3,156

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2568
Fier 645
Gjirokastër 478
Shkodër 360
Durrës 346
Elbasan 278
Berat 261
Vlorë 210
Lezhë 121
Korçë 101
Kukës 57
Dibër 49

 

Fraksion.com