Ishte vajza e tij që ja propozoi Bashën?Berisha:E njoha me pantallona të shkurtr
Ndërsa ka folur për njohjen e tij të parë me Lulzim Bashën në fillimin e viteve ’90, Sali Berisha mohoi që njohja e tyre të ketë ardhur përmes vajzës së Berishës.
Ai tha se e ka njohur Bashën me pantallona të shkurtra dhe shumë më herët se ai të njihej me vajzën dhe dhëndrin e tij.
“Unë Lulzim Bashën e njoha në vitin 90’-91’. Lulzim Basha ka ardhur për herë të parë me Barend Kohen. Basha ka ardhur me pantallona të shkurtra, djal i ri. Që nga ajo kohë,m unë kisha njohur më shumë Lulzim Bashën dhe Aurela Bashën. Kjo e fundit sëbashku me një zonjë tjetër, kishin një organizatë civile me të cilin ndiqnin jetën parlamentare në Shqipëri. Ato vinin në Strasburg në këshillin e Europës. Ishte financim i parlamentit holandez. Ideja e KOP-it, më kishte lindur me kohë. Ku t’i gjeja njerëzit? Kisha disa që ishin në Kosovë, kishin një meritë. Nuk ka qenë vajza ime që më kanë sugjeruar Bashën. Nuk kanë ndikuar tek unë për ta marrë. Po te kthehesha prapë, sërish do e merrja. Ka ardhur me 38 vetë të KOP-it. E para kishin meritën, dinin gjuhë të huaj, morën pjesë në ndërtimin e shtetit të ri”, tha Berisha.
I pyetur nga gazetarët nëse ishte vajza e tij që e sugjeroi ai u shpreh: Absolutisht jo! E kam njohur para vajzës dhe para dhëndrit.
Fraksion.com