AktualitetPolitikëTë fundit

Basha: Nuk ka krizë legjitimiteti në PD, kriza është mes Berishës dhe SHBA

Kryetari i Partisë Demokrati, Lulzim Basha deklaron se në PD nuk ka krizë, por sipas tij, e vetmja krizë ekzistence është ajo mes Sali Berishës dhe SHBA pasi u shpall person “non grata”.

Basha në “Top Channel”,  se më 11 dhjetor nuk ka patur Kuvend Kombëtar por thjeshtë një tubim, teksa ka theksuar se Berisha ka nisur një lëvizje për t’iu imponuar demokratëve.

Pjesë nga intervista

Eni Vasili: Nuk dija si t’u thërrisja, zoti Basha, deputeti Basha, kryetari Basha. Si duhet t’u thërras?

Lulzim Basha:  Atë e keni në dorë ju dhe kjo do të tregojë shumëçka për këdo për mënyrën sesi vendo t’i trajtojë këto ngjarje dhe  pak rëndësi kanë konsekuensat e  këtyre ngjarjeve. Unë jam kryetar i Partisë Demokratike i zgjedhur me një anëtar një votë nga mbi 80% e demokratëve që morën pjesë në një proces  transparent me katër kandidatë afto 4 muaj përpara. Jam kryetar i opozitës, kam një betejë shumë të vështirë për të udhëhequr me demokratët, për demokratët dhe një betejë e clia nuk është vetëm e demokratëve por e të gjithë shqiptarëve.

Eni Vasili: Një javë përpara u shkarkuat  nga 4935 vota delegatësh nga një Kuvend i thirrur nga Berisha

Lulzim Basha: Kush e thotë këtë?

Eni Vasili: Sali Berisha dhe ky Kuvend

Lulzim Basha: Nuk ka patur Kuvend me 11 dhjetor, ka patur një tubim. Një tubim që mund ta thërriste kushdo. Mund ta thërriste edhe Tom Doshi dhe të ndërronte vulat e Partisë Demokratike. Të thoshte që këtu janë demokratë, nesër mund ta thërrasë Edi Rama dhe të thotë po bëj unë një Kuvend të Partisë Demokratike. Pasnesër mund ta thërrasi Ilir Meta, mund ta thërrasi Vangjush Dako.

Eni Vasili: Jo, ata nuk mund ta thërrasin

Lulzim Basha: Sigurisht që mund ta thërrasin

Eni Vasili: Ata nuk mund ta thërrasin me 4935 delegatë

Lulzim Basha: Për fat të keq gjithçka është një manipulim siç edhe mediat e kam fjalën, se nuk është se e kam parë se çfarë qëndrimi ka mbajtur çdo media, sikur mediat e dinë fare mirë, në disa momente kyçe, procesi i tubimit të 11 dhjetorit, që ishte përmbyllja e procesit të foltoreve të Sali Berishës, nisi me faull dhe mbaroi me faulle tragjike dhe tragjikomike, nisi me faullin e kyçjes të së ashtuquajturave kërkesa për kuvend në një kasaforë, në vend që të procedoheshin dhe ti jepnin mundësinë Partisë Demokratike që është një institucion me rregulla, me kushtetutën e vet, që quhet statut, që të organizonte kuvendin pse jo dhe më datë 11, siç e donte dhe në qoftë se e donte 1/4 e delegatëve të kuvendit dhe mbaroi pastaj me skena të ndryshme , mjafton të kujtojmë 2, 3 që janë pasqyruar në disa media, atë skenën ku shtypet ai butoni dhe lëvizin 7 konfirmime në sekondë, apo skenat e mbushjes edhe të manipulimit të ashtuquajturave vota në kuti. Pra nuk kishte lidhje

Eni Vasili: Do flasim edhe për ato

Lulzim Basha: A doni të dini ju si organizohet një kuvend i Partisë Demokratike? Ejani të shtunën, të shikoni si organizohen kuvendet e Partisë Demokratike.

Eni Vasili: Do ju pyesim gjatë emisionit. Gjithsesi zoti Basha, duket se ka një krizë legjitimiteti sot brenda Partisë Demokratike

Lulzim Basha: Jo, nuk ka krizë legjitimiteti brenda Partisë Demokratike, ka një krizë legjitimiteti të Sali Berishës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët e kanë cilësuar non-grata, ka një vendim të Partisë Demokratikë, timin si kryetar i Partisë Demokratike, për pezullimin e tij nga grupi parlamentar dhe ka një lëvizje të Sali Berishës për t’iu imponuar demokratëve me një lëvizje dumbabiste dhe për të marrë peng Partinë Demokratike për ta përdorur si mburojë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Fraksion.com