Grabitet filiali i Postës Shqiptare në Babrru, autorët marrin 200 mijë lekë dhe largohen me biçikleta
Një grabitje ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 09:15, në Babrru.
Dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Fraksion.com