Vrasja e 29-vjeçarit në supermarket sot në Tiranë; Dyshohet se ishte i dehur! Viktima u arrestua 1 vit më parë për drogë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Mësohet se një 29-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në rrugën ‘Irfan Tomini’. Viktimë ka mbetur i riu Jurgen Duka (Mëziri), ndërsa raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri në market mes viktimës dhe një personi tjetër ende të paidentifikuar.
Fillimisht Duka ka mbetur i plagosur ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Sakaq, policia ka marrë në pyetje disa persona në lidhje me krimin ndërsa burime bëjnë me dije se të rinjtë kanë qenë të dehur.
Jurgen Duka nuk është një emër i panjohur për policinë pasi rezulton me precedent të mëparshëm kriminal. Rasti më i fundit, në vitin 2020 ai u arrestua së bashku me Elison Hysenbelli në kuadër të operacionit anti-drogë mes Italisë dhe Shqipërisë, të koduar ‘Riviera’ dhe do ekstradohej drejt vendit fqinj për t’u gjykuar.
Mbetet e paqartë se si viktima u lirua nga qelia. Ndërkohë vijon puna nga autoritetet për të identifikuar dhe arrestuar autorin e vrasjes.
Akuzat dhe dënimet nga viti 2013 në vitin 2020
Jurgen Duka, në vitin 2013 është proceduar për veprën penale “Mashtrimi” dhe në vitin 2014 është proceduar për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Në vitin 2016 Jurgen Duka është dënuar me 8 muaj burg për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”.
Në vitin 2017 është dënuar me 4 muaj burg për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Përndjekja”.
Në vitin 2020 Duka u arrestua për drogë së bashku disa persona të tjerë.
Fraksion.com