AktualitetPolitikëTë fundit

“Hodhi akuza pë Berishën”; Deklaratat e Bashës, Braçe: 21 janari është pushkatim i pandëshkuar

“21 janari është pushkatim i pazbardhur, i pandëshkuar!”, u shpreh sot deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në një reagim ndaj deklaratave të djeshme të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për ngjarjen e 21 janarit.

“E ngatërroj unë apo këtu bëhet fjalë për 4 pushkatimet në 21 janar? Në 21 janar, pushkatimet ishin përgjigja e Sali Berishës!”, thekson Braçe, i cili ka publikuar edhe një video nga deklaratat e djeshme të Bashës.

“Dy gjëra pas kësaj; E para, ç’duhet më për të rihapur hetimet për çdo urdhër e pushkatim? E dyta, pse bëjnë të revoltuarin ca në PD nga kjo deklaratë? Po Sali Berisha pati thënë se do vriste 400 po të ishte nevoja!”, shtoi Braçe.

Ditën e djeshme, i pyetur nëse do të lejohen më Berisha dhe mbështetësit e tij të hyjnë në selinë e PD-së, Basha deklaroi se, “PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Skenari i sotëm ishte një skenar provokimi. Në miniaturë, Sali Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit më 21 janar, por unë nuk iu përgjigja, siç u përgjigj Sali Berisha më 21 janar. Ndaj, ajo që mund t’ju them është që ne do të ruajmë qetësinë, por do të kemi vendosmërinë totale, për të mbrojtur interesin më të mirë të demokratëve, duke ruajtur qetësinë, maturinë”.

 

Fraksion.com