AktualitetPolitikëTë fundit

Basha çon në gjykatë 5 muaj me vonesë ndryshimet në statutin e PD-së

I gjendur përballë kërcënimit serioz të Sali Berishës, i cili dje  hyri në selinë blu, Lulzim Basha ka marrë masat, edhe pse 5 muaj me vonesë.

Ndryshimet e bëra në Kuvendin e 17 korrikut të statutit, Partia Demokratike i ka çuar për regjistrim në Gjykatën e Tiranës vetëm ditën e djeshme, 13 dhjetor.

Ky vendim ka ardhur vetëm pak orë pas deklaratës së Sali Berishës, i cili nga selia blu tha se ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e 11 dhjetorit “ishin rrugës” për në Gjykatë.

Kjo deklaratë ka vënë në lëvizje PD-në zyrtare dhe çështja është regjistruar dhe shortuar pranë kësaj gjykate dhe i ka kaluar gjyqtares Blerina Muça.

“Ditën e djeshme, është depozituar në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Civile, kërkesë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, për pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të Partisë dhe të organeve të reja, të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.07.2021. Çështja është regjistruar dhe shortuar pranë kësaj gjykate dhe do t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor në bazë në ligjit. Gjyqtare e çështjes është Znj. Blerina Muça”, thuhet në njoftim.

 

Fraksion.com